Erion Veliaj në Budapest për masterplanin e ujit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-12

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas premtimit për të furnizuar me ujë Tiranën 24 orë në ditë, Bashkia ka tashmë një masterplan të detajuar të investimeve. Kjo falë edhe mbështetjes që ka dhënë bashkia e Budapestit. Sipas kryebashkiakut Erion Veliaj, investimet e para do të nisin në Bovillë dhe Yzberisht.
Ndërhyrja e parë do të nisë në Bovillë dhe në zonën e Yzberishtit, ndërkohë që me masterplanin e ri, qyteti ndahet në shtatë zona. Veliaj siguroi se falë kësaj reforme dhe mbështetjes së qytetarëve, Tirana ka sot një plan financimi të mirëfilltë për t?u siguruar që brenda pesë viteve të arrihet furnizimi me ujë të pijshëm 24 orë.
?Me kredinë e BERZH-it nisim ndërhyrjet në Bovillë dhe në Yzberisht, ndërkohë me masterplanin e ndajmë Tiranën në 7 zona. Zona e parë që do të fillojmë do të jetë ajo e Shkozës, zona e ?Ali Demit?, për të bërë investime specifike aty për ujë 24 orë. Do të vijojmë derisa të sigurohemi që brenda 5 viteve, falë kësaj reforme dhe mbështetjes së madhe që qytetarët e Tiranës na kanë dhënë, të kemi një plan financimi të mirëfilltë për të siguruar që të kemi ujë 24 orë në Tiranë?.Partneri kryesor në krijimin e këtij masterplani është ndërmarrja shtetërore e ujësjellësit në Budapest, ndaj ky fakt për kryebashkikun është një punë serioze për të kërkuar financim nga BERZH.Pjesë e projektit për të furnizuar Tiranën 24 orë me ujë ishte edhe rritja e tarifave, të cilat hynë në fuqi nga janari i këtij viti.

Share This Video


Download

  
Report form