Wake Up/ Erion Veliaj "gjoba" në faturën e ujit për 1% e gangsterëve dhe të fortët e pallateve

Top Channel Albania 2020-12-23

Views 0

Para pak ditësh Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se për ata banorë që nuk paguajnë tarifën për bashkëjetesën në pallat (ashensor, pastrim etj) do t?u mbahet te fatura e ujit.
Në një lidhje direkte nga zyra e tij, Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se shkak i këtij vendimi ka qenë peticioni i nënshkruar nga 3000 administratorë sipas tij që operojnë në Tiranë të cilët kanë shprehur si shqetësim se i forti apo gangsteri i lagjes i shmanget detyrimeve. "Në çdo pallat ekziston dikush që thotë unë nuk dua të bashkëpunoj dhe kundërshton rregullat e bashkëjetesës në pallat. Janë rregullat e bashkëjetesës dhe ka një ligj që vendos rregullat e bashkëjetesës. Ky ligj ka funksionuar për mbi 95% të qytetarëve, por për dike që hedh plehra nga ballkoni, për dikë që zapton me vazo ose me copa betoni sheshpushimin para pallatit, për dikë që prish ashensorin, për dikë që batit bahçen poshtë dhe lë pa ujë banorët e pallatit sigurisht që ka masa administrative. Dhe shpesh herë ai i forti i lagjes ai gangsteri i shmanget këtyre detyrimeve. Fakti që dikush ka muskuj apo ka një zell për dhunë më të madhe se pjesa normale e qytetit nuk e bën atë të amnistuar nga detyrimet që ka për pallatin. Dhe që ne të evitojmë këtë konfliktin mes administratorëve dhe këtyre gangsterëve do të përdorim ujësjellësin si agjent tatimor".


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Share This Video


Download

  
Report form