Demarkacioni në udhëkryq - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-12

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në një klimë të qetë dhe pa tensione, Kuvendi i Kosovës po mban seancën ku pritet të votohet ratifikimi i marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi.
Në këtë provë të katërt, duket se grupet parlamentare nuk i kanë ndryshuar qëndrimet e tyre. Zemërimi i VV ka mbizotëruar edhe pse këtë radhë pa gaz lotsjellës por me argumenta që sulmojnë ashpër kryeministrin Haradinaj per vjedhjen e 8200 hektareve toke.
?I nderuar kryeminister ne kete kuvend ju kemi sjelle zerat e 205 mije qytetareve per ta kujtuar se me cfare premtime ke ardhur ne krye te qeverise se kosoves. (Min 14.) Sot po votohet ne kete demarkacion me shkeljet qe ka gjetur komisioni bulliqi. Ne nuk ndryshojme qendrim sepse do ishte tallje per qytetaret. Sot kryeministri duhet ti kerkoje falje murat mehes pse ia hodhi poshte hartat e demarkacionit qe po i mbeshtet sot. Duke e mbajtur si teme per 3 vjet me radhe eshte fshehur korruspioni. Korrupsioni eshte kusht me I madh se demarkacioni. Ratifikimi I marreveshjes do te vulose vjedhjen e territoit te kos dhe vizat perseri nuk do te liberalizohen.?
Kryeministri Haradinaj I është përgjigjur VV duke pranuar se dy komisionet nuk kanë nxjerrë rezultate shumë të ndryshme nga njëri tjetri dhe u ka bërë thirrje deputetëve që ti japin përparësi interesit të qytetarëve.
?Jam ne pozicion te veshtire. Ju kerkoj voten bazuar ne bindjen tuaj. Nuk mund te bejme revolucion sado qe ta zgjatim. Nuk eshte interes I malit te zi te jete ne sherr me kosoven. Te gjitha proceset qe lidhen me perspektiven e kosoves jane sh te veshtira dhe varen nga te gjitha klasat politike. Eshte interes I kosoves te mos ndalet. Nuk ndihmojme ceshtjen shqiptare nese I ngecim proceset. Min 55. Jepni voten per korrigjim dhe kerkojeni ate, obligojeni qeverine ta rregulloje.?
Qëndrim kundër kanë mbajtur edhe deputetët e pavarur. Visar Ymeri ka vënë theksin tek korrupsioni dhe papërgjegjshmëria e qeverisë.
?U bene 3 vite qe diskutohet sepse eshte bere kriter per liber e vizave, nje nga kushtet. Asnjhere ky kuvend nuk u mor me kushtet e tjera. Dhe asnjehere ky kuvend nuk ka patur ne qender te vemendjes interesat e qytetareve. Demarkacioni behet teme sepse qeveria eshte e papergjegjshme dhe e zhvendos debatin ne nje dimension tjeter. Grupi jone nuk e miraton marrevshjen. Nuk duam te heqim dore nga territori. Vota per demarkacionin eshte ecje perpara gabim pas gabimi dhe pa I kerkuar llogari atyre qe bejne gabime te vetedijshem. Cikel gabimesh dhe mosndeshkimesh. Qeveri e papergjegjeshme. (Min 33).?

Ndërkohë LDK ka konfirmuar mbështetjen për marrëveshjen por ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Haradinaj me argumentin se Kosovës i duhet një qeveri normale.

Share This Video


Download

  
Report form