Schmid: Demarkacioni kusht për vizat - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-04

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ratifikimi i marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi mbetet kushti kryesor që qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza në zonën Shengen. Kështu është shprehur Sekretarja e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm, Helga Schmid, gjatë vizitës në Kosovë, ku u takua me krerët e shtetit e te politikes. Ajo ka theksuar se e ardhmja e vendit është Bashkimi Evropian.

?Mesazhi im është që të shfrytëzoni të gjitha mundësitë për t?u afruar me Bashkimin Europian sa më shpejtë të jetë e mundur. Ne e dimë se sa i rëndësishëm është liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Prandaj është esenciale që të përmbushni detyrimet e mbetura për liberalizimin e vizave, e sidomos çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, e cila është absolutisht çështja kryesore.?


Duke folur për dialogun me Serbinë, Shmidt u bëri thirrje të dyja vendeve qe të avancojnë për të mirën e stabilitetit në rajon. Zyrtarja rikonfirmoi se dyert e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor janë të hapura. Schmid u takua me Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinajn, presidentin Hashim Thaçi dhe kreun e Kuvendit Kadri Veselin.

Share This Video


Download

  
Report form