Demarkacioni shtyhet sërish - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-11

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni për Punë të Jashtme me 7 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim ka miratuar ndryshimin e Ligjit për ratifikimin e Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Ndryshimet kanë ardhur pas një konsensusi mes partive të koalicionit qeverisës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në këtë ligj përfshihet Marrëveshja e Vjenës, deklarata e përbashkët e presidentit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi, si dhe raporti i Komisionit shtetëror për demarkacionin. Ndryshimi që i është bërë ligjit është fjala "për orientim" që vlen për raportin e Bulliqit.

Kuvendi i Kosovës e pezulloi seancën për ti lënë vendin punës së Komisionit të Punëve të Jashtme por në një lajmërim të dytë u bë e ditur se seanca e jashtëzakonshme është shtyrë sërish dhe pritet të mbahet javën e ardhshme.
Të pranishëm sot në kuvend ishin vetëm 62 deputetë ndërkohë që për kalimin e marrëveshjes duhen të paktën 80 vota. LVV mbajti sërish qëndrim kundër votimit të demarkacionit.

Share This Video


Download

  
Report form