http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas dhënies së autorizimit nga Presidenti i Republikës, qeveria shqiptare është gati të nisë negociatat teknike me palën greke për arritjen e një marrëveshje për kufirin detar. Ministri Bushati tha se ka një volum të madh mbi të cilin do punohet, por piketat mes palëve janë hedhur përgjatë kontakteve të viteve të fundit.
Edhe pse nuk jep një afat se kur negociatat mund të përfundojnë, Bushati tha se marrëveshja synon të jetë e pranueshme nga të dy palët.
Për shefin e diplomacisë shqiptare takimi i pritshëm mes kryeministrit Rama dhe homologut të tij grek Tsipras në prill, do të jetë një shtysë për ecjen përpara të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Ministri Bushati, thotë se raportet me fqinjin jugor kanë shënuar progres. Ai kujton vendimin e palës greke për heqjen e vulës apostile, ndërkohë që pritet njohja e lejeve të drejtimit të automjeteve nga të dy vendet.