http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre të rinj mbetën të plagosur në një aksident në aksin Lezhë-Laç, në dalje te Ishull-Lezhës.
Ngjarja ndodhi në orët e para të së martës, në afërsi të një karburanti ku makina tip benz e drejtuar nga një 26 vjeçar humbi kontrollin dhe për pasojë doli nga rruga.
Për pasoje u plagos drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja 17 vjeçe. Ata u dërguan me urgjencë në spitalin e Lezhës.
Ndërsa pasagjeri tjetër, 23 vjeç për shkak të plagëve u dërgua në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Sipas policisë, shkak i aksidentit ishte humbja e kontrollit të drejtuesit të mjetit për shkak të lagështirës në rrugë.