http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Tiranës zbardhi përplasjen me armë të ndodhur mesnatën e së mërkurës në rrugën ?Sabaudin Gabrani? në kryeqytet por 4 prej të dyshuarve mbeten ende në kërkim. Blutë thanë së 6 prej të rinjve dy prej të cilëve mbetën të plagosur u përfshinë në një konflikt, i cili dyshohet se ka të bëjë me dhënien e parave me fajde, por që degradoi në përdorimin e armëve nga të dy grupet.Në vendngjarje u sekuestruan 4 makina të autorëve si dhe 8 gëzhoja ndërkohë që të plagosurit Xhenis Vrapi dhe Jurgen Shukri të dy nga Tirana u arrestuan kjo për faktin se nuk pranuan të bashkëpunojnë me policinë lidhur me identitetin e autorëve të tjerë.Nga ana tjetër, policia mësohet se ka identifikuar autorët e tjerë të ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tyre. Burime pranë uniformave blu thanë se të shpallurit në kërkim identitetet e të cilëve ende nuk jepen janë persona me të shkuar kriminale .Për kapjen e tyre, policia ka ngritur disa postblloqe pranë shkollës ?Vasil Shanto?, pas dyshimeve se disa prej të shpallurve në kërkim fshihen në këtë zonë.