Komisioni hetimor parlamentar i njohur si komisioni ?Tahiri? zhvilloi mbledhjen e parë konstituuese, ku zgjodhi sekretare komisioni socialisten Klotilda Ferhati. Komisioni i cili do të veprojë për 6 muaj, nuk ra dakord në mbledhjen e parë për nisjen e hetimit.
?Hetimin e quajmë të hapur. Do të punojmë për 6 muaj.?u shpreh Edi Paloka.
?Hetimin nuk mund ta quajmë të hapur sot hetimin. Ne duam të dëgjojmë planin tuaj paraprak të hetimit dhe të rezervojmë të drejtën për të bërë propozimet tona?, tha Ermonela Felaj, nën kryetare e Komisionit Hetimor.
?Ne nuk do të heqim gjë nga ato që keni parashikuar ju. Ne do të shtojmë?,-tha Bashkim Fino.