Për socialistët organi i akuzës do të duhet ta thërrasë Lulzim Bashën që të dëshmojë jo vetëm për kontratat e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA, por dhe vepra të tjera penale që selia rozë thotë se rëndojnë mbi kreun e opozitës.
?I takon Prokurorisë të thërrasë një orë e më parë Bashën për të dhënë shpejgime të nevojshme si personi kryesor I dyshuar për një sërë veprash penale e për ta zbardhur një orë e më parë këtë skandal të rëndë.?
Dyshimet e ngritura nga media ndërkombëtare se pas kontratave të lobimit të Partisë Demokratike fshihen kompani ruse of-shore janë arsye që duhet të çojnë në ndjekjen penale të Lulzim Bashës.
?Lulzim basha dhe PD duhet të marrin të gjithë përgjegjësinë për financimet e paligjshme në kohën e çadrës së Republikës së Re. Burimet e errëta të këtij financimi ku përfshihen edhe xhepa oligarkësh rusë janë një arsye e pashmangshme që Basha të ndiqet penalisht dhe kjo PD e marrë peng prej tij të ndëshkohet moralisht nga çdo demokrat.?
Ky qëndrim i kreut të grupit parlamentar të socialistëve është përforcuar më tej edhe nga kryeministri Rama, i cili ka postuar në faqen e tij të Facebookut deklaratën e Taulant Ballës.
Tv Klan