TIRANE-Policia Shqiptare në bashkëpunim me autoritetet në SHBA, Kanada, Angli, EUROPOL dhe INTERPOL kanë arritur që të godasin 7 grupe të strukturuara kriminale. Banda operonte në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Britani, Irlandë, SHBA e Kanada, ndërsa kanë trafikuar përmes falsifikimeve një mijë shqiptarë në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-ve dhe Kanadasë.
Për çdo person paguhej nga 7000 paund për në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga 25 000 deri në 30 000 dollarë për në ShBA dhe Kanada. Banda falsifikonte dokumentet për emigrantët shqiptarë sikur ishin shtetas evropianë, ndërsa më pas i trafikonin për në SHBA, Kanada dhe në Britaninë e Madhe.