Ora News - Trafikuan 1 mijë shqiptarë në SHBA, Kanada dhe Britani, të arrestuarit në gjykatë

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Sot jepet masa e sigurisë për 39 të arrestuarit si pjesë e rrjetit që dërgonin shqiptarë klandestinë në Britani, SHBA dhe Kanada.

Vlerësimi i masës së sigurisë bëhet në Gjykatëm e Krimeve të Rënda

Numri i lartë i të pandehurve shoqëruar dhe me avokatët mbrojtës e bën zhvillimin e seancës të vështirë.

Gjyqtare është Flora Hajredinaj, prokuror Eugen Beci.

"Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se 7 grupe të strukturuara kriminale, të cilat operonin në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Britani, Irlandë, ShBA e Kanada, kanë mundësuar kontrabandimin e rreth 1 mijë personave (shtetas shqiptarë) në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar, ShBA-ve dhe Kanadasë. Për çdo person paguhej nga 7 000 paund për në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga 25 000 deri në 30 000 dollarë për në ShBA dhe Kanada. Pjesëtarët e këtyre grupeve kriminale përmes veprimeve aktive ndihmonin shtetasit shqiptarë të interesuar për të emigruar në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të mësipërme, duke falsifikuar dokumenta udhëtimi dhe identiteti të vendeve të BE-së."

Operacioni u kodua ?One If - By Land? dhe rrjeti kishte arritur të çonte një mijë shqiptarë klandestinë në SHBA, Kanada e Britani.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/trafikuan-1-mije-shqiptare-ne-shba-kanada-dhe-britani-te-arrestuarit-ne-gjykat

Share This Video


Download

  
Report form