Një përleshje mes policisë dhe punonjësve të përmbarimit është shënuar sot në zonën e ?Astirit? pranë Unazës së Re në Tiranë.
Report TV mëson se çështja në fjalë ka të bëjë me një mosmarrëveshje pronësie që ka mbi dy vite që zgjat.
Nga informacionet paraprake, rezulton se bëhet fjalë për një pronë e cila është shitur dy herë, duke sjellë për rrjedhojë një përplasje mes institucioneve të interesuara dhe pronarëve.
Në pamjet filmike dallohet prania e policisë dhe e një autoambulance. Për fat të mirë momentet e tensionit mes palëve janë shoqëruar pa të lënduar.