Një konflikt për motive pronësie ka degraduar në dhunë fizike ndaj një gruaje nga Manza e Durrësit. 55-vjeçarja me iniciale Q.K, 55 vjeçe është dhunuar nga M.K. 61 vjeç dhe dy djemtë e tij, të cilët e kanë goditur me sende të forta gruan. Policia njofton se shkaqet e konfliktit lidhen me debate pronësie. Gruaja është paraqitur në urgjencë ditën e sotme, dhe më pas është tranportuar në QSUT Tiranë për një mjekim të specializuar.
Njoftimi i plotë:
Më datë 23.09.2018, në urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës ka ardhur e dëmtuar shtetësia Q.K. 55 vjeçe, banuese në Armath, Manëz, Durrës, e cila është dërguar për mjekim të specializuar në QSUT Tiranë.
Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se autorët e dyshuar janë shtetasit M.K. 61 vjeç dhe dy djemtë e tij, shtetasit A.K. 28 vjeç dhe A.K. 32 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri - tjetrin, për motive pronësie janë konfliktuar dhe kanë goditur me sende të forta shtetasen Q.K.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale " Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare? e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim parashikuar në nenet 79/c, 22, 25 te Kodit Penal.