A1 Report - Tiranë, policia kap 10 kg tritol ne tentative per ta shitur ne rruge

Report TV 2015-08-22

Views 1

TIRANË --Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga deri në këto momente 5 persona, të cilët i ka kapur në flagrancë në tentativë për t'i shitur tritol grupeve kriminale në rrugën "Sadik Petrela" në Tiranë.

Operacioni i policisë vjen pas një hetimi të gjerë, ndërsa ndërhyrja është realizuar në një moment shitblerjeje në këtë zonë ku paraprakisht mësohet se u sekuestruan rreth 10 kilogramë lënde eksplozive.

Sasia e tritolit është kapur në dy vende të ndryshme, në afërsi me njëri-tjetrin në rrugën "Sadik Petrela", ndërsa operacioni vijon me kontrolle në banesat përreth kësaj zone, pasi të arrestuarit janë banorë të lagjes.

Sipas informacioneve të deritanishme nga burime të policisë, priten arrestime të tjera, ndërsa kontrollet vijojnë për të zbuluar bazën e tritolit. Eksplozivi, gjithnje sipas te dhenave paraprake, ishte destinacion per grupe kriminale.

MINISTRIA E BRENDSHME: GRUPI KRIMINAL, NËN MBIKQYRJE PREJ 6 MUAJSH

Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detaje për operacionin e sekuestrimit të tritolit.

Sipas ministrisë, operacioni ishte i koordinuar me strukturat e Antiterrorit dhe Policisë së Tiranës.

Grupi kriminal ishte nën mbikqyrje prej 6 muajsh. Është sekuestruar një sai e konsiderueshme C4, denatorë dhe pajisje të tjera që shërbenin për minat me telekomandë.

Operacioni është nën hetim nga Policia dhe detajet e tij do jepen në përfundim.

Share This Video


Download

  
Report form