Rama: Shqiptaret emigrojne per te njejtat arsye si kroatet

RTV KLAN 2018-05-12

Views 1

Me sfidat e migracionit, tema e një konference të organziuar nga INSTAT, Kryeministri Edi Rama thotë se nuk përballet vetëm Shqipëria, por dhe vende anëtare të Bashkimit Europian.

Për t'i kthyer përgjigje akuzave të opozitës se numri i shqiptarëve që kërkojnë të ikin nga Shqipëria është rritur në 5 vitet e qeverisjes së tij, Rama sjell si shembull Kroacinë. Kjo fundit, në shifrat që lexon Kryeministri, në 2017 kishte afro 20 mijë më shumë qytetarë se vendi yne që kanë migruar për punësim në vende të tjera të BE.

"Duket sikur janë vetëm shqiptarët apo banorët e tjerë të rajonit që largohen dhe lëvizin në drejtim të vendve më të zhvilluara, ndërkohë që kjo është larg së qeni e vërtetë. Arsyet për t'u larguar sot për shqiptarët nuk janë arsye të natyrës politike, por janë të njëjtat arsye për të cilat largohen nga vendi i tyre polakët, rumunët apo kroatët. Vetëm vitin e kaluar, nga Kroacia që është vendi anëtar i BE, janë larguar 50 mijë njerëz, 90% të reja dhe të rinj. Por ndryshe nga ne shqiptarët, ata nuk shënohen si azilkërkues sepse janë forca të lira pune. Nëse 50 mijë njerëz janë larguar nga Kroacia anëtare e BE në vitin 2017, nga Shqipëria janë larguar 39.905, ndërkohë që janë kthyer 25 mijë. Në Italinë e jugut fenomeni i largimeve është një fenomen tashmë kronik", u shpreh Kryeministri Rama.

Numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në vendet e BE është i lartë dhe pranohet si problem nga Kryeministri, por sipas tij arsyet janë shumë larg realitetit që propogandohet nga opozita.

Amabasadorja gjermane në Tiranë thotë se shifrat zytare flasin për një ulje të numrit të azilkërkuesve nga Shqipëria, por thekson se sërisht janë problem dhe kërkon nga qeveria më shumë politika ekonomike e sociale.

"Dëgjoj nga të rinjtë se ata do të qëndronin në Shqipëri nëse do të kishin një kujdes më të mirë shëndetësor apo shanse punësimin. Kjo është një sfidë e madhe e qeverisë dhe vleresoj angazhimin për t'ia siguruar një jetesë më të mirë për qytetarët e saj. Kjo nënkupton furnizimin 24 orë me ujë, trajnime sipas standarteve europiane, shëndetësi më të mirë, administratë trasparente dhe luftë pa kompromis kundër krimit të organizuar".

Vetëm në 2017, 39 mijë shqiptarë kërkuan azil në vendet e BE, kryesisht Gjermani, Britani dhe Belgjikë. Por sipas Institutit të Statistikave, veç emigracionit është vënë re dhe rikthim masiv i emigrantëve. Në vit, sipas shifrave zytare, rikthehen 25 mijë shqiptarë.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS