Ora News – Pas votës pro të PD-së, Rama: Moment lehtësimi për të gjithë shqiptarët

Ora News Lajme 2016-09-20

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Reforma në drejtësi nesër do të kalojë me konsensus në Kuvend. Marrëveshja e shumëpritur është arritur në orët e fundit.
Përmes deklaratave publike për mediat të transmetuara live në televizione në fillim kryetari i PD-së Lulzim Basha, më pas kryetari i PS-së njëkohësisht kryeministër, Edi Rama deklaruan arritjen e konsensusit.
Në orën 14:00 nga selia e Pd-së Basha deklaroni PD është gati që nesër të bashkojë votat në parlamentin e Shqipërisë për draftin kushtetues të versionit hibrid si të miratuar të hënën në darkë me dy çështjet e zgjidhura sipas dakordësisë me komisionerin Hahn. Tani është koha për bashkim. Beteja ia vlejti.
Në ora 15: 0o kryeministri Edi Rama deklaroi: Moment lehtësimi për të gjithë shqiptarët, qytetarët dhe qytetaret e këtij vendi. Tanimë e kanë marrë lajmin se PD i është nënshtruar vullnetit të hekurt të popullit shqiptar dhe vullnetit të hekur të partnerëve tanë strategjikë që bashkë me shqiptarët çojnë përpara një reformë historike që i hap rrugë revoluxionit në sistemin e drejtësisë: Përmbysjen përfundimtare të kastës së inkriminuarve që mbajnë peng drejtësinë në këtë vend.
Kryeministri kërkoi të nënvizonte: Vija e kuqe e ndërkombëtarëve që ishin aty, janë aty dhe do mbeten aty dhe me votimin e nesërm. Si piktor më vjen shumë mirë që vijat e kuqe mbeten vijat e kuqe.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-besimplote-reforma-o-do-votohet-o-do-votohet/

Share This Video


Download

  
Report form