Peleshi në Kuvend: PD merret me lobingje ne do të japim titujt e pronësisë

Report TV 2018-05-12

Views 0

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare ku po diskutohet prej orësh skema e ndryshuar e ndihmës sociale, nga e cila janë përjashtuar rreth 20 mijë familje, ministri i Bujqësisë Niko Peleshi u ndal pikërisht te kostot elektorale që mund të ketë kjo reformë. Duke parashtruar ndryshimet bujqësi si një ndër sektorët e rëndësishme të ekonomisë në vend, Peleshi theksoi se qeveria e majtë ka dyfishuar fondet për skemat mbështetëse ndaj fermerëve dhe brenda katër viteve do të përfundojë dhënien e titujve të pronësisë. Ai foli gjithashtu për skemat e dyshimta të PD për të lobuar jashtë vendit, ndërsa shtoi se e djathta e la fshatin në harresë.
?Trashëguam një bujqësi me 89 % të fermerëve me pak tokë, pjesa më e madhe tokës ishte pa kanale kulluese. Nuk u bën asnjë reale për rikuperimin. Kemi trashëguar vetëm 300 ferma në të gjithë Shqipërinë. Në 2012 skema e mbështetjes ishte vetëm 7 milionë euro, ndërsa sot është tre-fishuar. Të ardhurat e një fermeri nuk janë më shumë se një ndihmë ekonominë. Këtë gjendje e krijoi sistemi. Dhe sot në vend që të ndjeni përgjegjësinë e 8 viteve që e çuat vendin në këtë situatë, ju sot i ktheheni statuskuosë së vjetër dhe luftoni për ta mbajtur atë medoemos. Reformat kanë kosto elektorale ndaj dhe duan guxim. Dhe ne dimë të llogarisim pakënaqësinë e familjeve që dalin nga skema dhe mund të shkaktojnë këtë pakënaqësi në kutitë e votimit. Ne i besojmë reformimit. Ne besojmë se populli shqiptar është më i emancipuar se politika. Nga ana juaji nuk dëgjohej ide të reja, por fatkeqësisht dëgjojmë për lidhje të dyshimta dhe lobingje që dalin jashtë kufijve dhe që ngre dyshime. Ne kemi fokus për regjistrimin e titujve të pronësisë. Do ta përfundojmë në katër vite?, tha Peleshi.

Share This Video


Download

  
Report form