Rama: I japim fund problemeve me titujt e pronësisë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-09

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bujqësia duket së në këtë mandat të dytë të qeverisë do të ketë një vëmendje edhe më të shtuar. Kryeministri ka vendosur disa piketa, të cilat sipas tij, do t?i japin një hov më të madh zhvillimit të këtij sektori bujqësor, i cili aktualisht kontribuon me 20 % të prodhimit të brendshëm bruto.



?Duhet dhe besoj që në këtë 4-vjeçar do ta zgjidhim përfundimisht çështjen e titujve të pronësisë në bujqësi. Titujt e pronësisë mbi tokën kanë hyrë në rrugën e zgjidhjes, por tanimë duhet kaluar në fazën e zbatimit të plotë të ligjit dhe në pajisjen e të gjithë atyre që disponojnë tokë në bazë të ligjit me titullin e pronësisë.?



Paralelisht puna do të vijojë edhe me ndërtimin dhe rehabilitimin e sistemit të kullimit dhe ujitjes. Por pavarësisht fondeve jo të mjaftueshme, financimi i bujqësisë do të orientohet drejt bashkimit të fermerëve dhe jo punës së tyre individuale.



Këto deklarata kreu i qeverisë i bëri gjatë konferencës kombëtare të bujqësisë, mbi politikat stimuluese dhe mbështetëse që duhet te ndiqen për këtë sektor.

Share This Video


Download

  
Report form