Ora News - Pezullohen tapitë, Lame: Preket bregdeti dhe zonat strategjike

Ora News Lajme 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të gjitha pronat që janë 1.5 kilometër nga deti, janë vendosur nën hetim prej një task-force të posaçme të ngritur me urdhër të Kryeministrit në shkurt të këtij viti.

Subjekt i verifikimeve do të jenë të gjitha vendimet e marra në këto sipërfaqe qofshin truall, pyje, tokë bujqësore apo tjetër.

Ndërkohë për sipërfaqet që nuk janë në bregdet, por i përkasin zonave të përcaktuara për investimet strategjike, pushteti vendor brenda marsit duhet të dorëzojë pranë task-forcës dosjet e plota.

Sa i përket pezullimit të dhënies së tapive në 12 Bashki, kreu i ALUIZNI-t, Artan lame, ka saktësuar se gjithçka është në kuadër të këtij procesi të verifikimit.

Sipas tij, në bregun e detit janë vënë re abuzimesh nga komisonet vendore, duke iu ndryshuar statusi nga rërë në sipërfaqe bujqësore, duke i përfshirë në parcelat që ndahen për punonjësit e ish- ndërmarrjeve bujqësore, apo ish-pronarët. Tashmë do të nisë verifikimi për rreth 30 mijë parcela në të gjithë bregdetin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pezullohen-tapite-lame-preket-bregdeti-dhe-zonat-strategjike

Share This Video


Download

  
Report form