Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Sekretarja Amerikane e Shtetit Victoria Nuland, gjatë vizitës në Tiranë në tryezën e Kryeministrit Rama dhe kryetarit të opozitës, Basha, la një formulë kompromisi për reformën në drejtësi.
Ora News, zbardhi thelbin e formulës, për të cilën Kryeministri Edi Rama ashtu siç deklaroi më pas, ka rënë dakord ndërsa kryetari i opozitës, kërkoi dy ditë kohë për ta shqyrtuar në detaje. Propozimi ruan ngritjen e komisionit ?ad hoc? që do votojë anëtarët e institucione kushtetuese, të propozuar nga partia demokratike por për seleksionimin e kandidaturave ia ngarkon operacionit ndërkombëtarë të monitorimit.
Më qartë, propozimi i ri përfshin ndërkombëtaret në vlerësimin dhe përpilimin e listës së gjykatësve te vettingut, ndërsa partia demokratike i përcaktonte ndërkombëtarët si ?rojtar të transparencës?,ndërsa të drejtën e seleksionimit të kandidatëve ia ngarkonte një grupi pran gjykatës kushtetuese.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/drejtesia-komisioni-ad-hoc-me-numer-te-barabarte-anetaresh-sic-kerkonte-pd/