Ora News- Mazhoranca nuk ka numrat, shtyhet votimi i statusit të gjyqtarëve dhe prokurorëve

Ora News Lajme 2018-07-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në mungesë të votave në Kuvend, Partia Socialiste, tërhoqi nga votimi ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ky ligj kërkon 84 vota, ndërsa Partia Socialiste është ende në kërkim të mbështetjes të aleatit të Lulzim Bashës, Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Kryetari i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se ka komunikim më LSI-në për të bërë të mundur miratimin e këtij ligji që hap pranimet në shkollën e Magjistraturës dhe i kthen kompetencën KLD-së dhe Prokurorisë së Përgjithshme për emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Balla la të kuptohet se krahas komunikimeve zyrtare, po punohet për të bindur edhe deputetë të veçantë.

Balla: Po ju them dhe dua të jem shumë transparent që kemi një komunikim zyrtar me LSI për këtë çështje, por dua të theksoj që të ruajmë konsekuencën e qëndrimeve tona për një çështje të caktuar. Për çështjen e Shkollës së Magjistraturës, edhe LSI edhe PD duhet të qëndrojnë konsekuent asaj që kanë pasur edhe dy vite më parë, dakordësinë për të vijuar procesi i pranimeve. Pse jemi sot në kohë vonese dhe na duhet të ndryshojmë një aspekt që ka të bëjë me afatin.

Pas miratimit të reformës në drejtësi në korrik na ndodhi një vonesë, tre muajt e çadrës që na ç'fazuan në kohë dhe ç'fazuan gjithë procesin. Nëse nuk do të ishin tre-katër muajt e çadrës, do të kishim tre-katër muaj më shumë kohë, 3-4 muaj kohë do të kishin edhe Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, çka nuk do të kishte më nevojë për të ndryshuar këtë afat tek Shkolla e Magjistraturës. Besoj që në Kuvendin e Shqipërisë ka deputetë me prirje evropiane që duan që reforma e drejtësisë të vijojë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/balla-jemi-ne-negociata-me-lsi-ne-ligjin-e-magjistratures

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS