Ora News – Strategji e re antikanabis, ashpërsim i ligjit dhe financim në zonat rurale

Ora News Lajme 2016-11-10

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zv/kryeministri, Niko Peleshi, ka bërë të ditur strategjinë e re të qeverisë në luftën antikanabis. Pas një tryeze të zhvilluar në Kryeministri, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të trupit diplomatik, numri dy i qeverisë tha se me ndihmën e organizmave ndërkombëtarë, fenomeni i kultivimit të drogës tashmë futet në një fazë të re të parandalimit. Sipas Peleshit, krahas ashpërsimit të ligjit do të këtë edhe projekte zhvillimi në zonat rurale.
Shqipëria do të futet në një fazë të re të luftës antikanabis.
Krahas ashpërsimit të ligjit për kultivuesit dhe trafikantët, do të ketë edhe plane zhvillimi për zonat rurale, të cilat këtë vit ndoshta për shkak të varfërisë kanë zgjedhur të rrezikojnë duke kultivuar këtë bime.
Kjo është bërë e ditur nga zv/kryeministri Niko Peleshi, pas një tryeze të zhvilluar në Kryeministri, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të trupit diplomatik, e cila kishte si temë luftën kundër drogës.
Peleshi: Jemi të vendosur ashtu si deri më tani të forcojmë ligjin, represionin, tolerancën zero ndaj të gjithë atyre që kultivojnë bimë narkotike dhe i trafikojnë ato në vendin tonë.Por jemi të vetëdijshëm nga ana tjetër se lufta pa kompromis redukton, lufton shkakun por jo plotësisht pasojën.
Numri dy i qeverisë tha se Policia e Shtetit ka bërë maksimumin për shkatërrimin e parcelave të tëra ku ishte kultivuar kjo bimë, fakt ky i çertifikuar nga ndërkombëtarët dhe që ndikojnë në çeljen e negociatave, por kjo nuk është e vetmja mënyre për parandalimin e këtij fenomeni
Peleshi: Të ndërtojmë një program masash jo vetëm të institucioneve dhe agjencive të zbatimit të ligjit por edhe të sektorëve të tjerë, ministrive të tjera, siç është Ministria e Bujqësisë, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit, Ministria e Mirëqënies Sociale, agjencitë tona respektive të cilat kanë mundësinë dhe programe të posaçme të dedikuara për të zbutur varfërinë në zona të thella.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/strategji-e-re-antikanabis-ashpersim-i-ligjit-dhe-financim-ne-zonat-rurale/

Share This Video


Download

  
Report form