Seanca e sotme plenare ka nisur me mocionin me debat me kryeministrin Edi Rama të kërkuar nga opozita, lidhur me skemën e ndihmës ekonomike, ku nga PD dhe LSI pretendohet se janë përjashtuar mbi 20 mijë familje të varfra.
?Nuk thuhet asgjëkundi që ndryshimet që sollëm ne kanë mundësuar që shumë familje të aplikojnë për herë të parë për ndihmë ekonomike, që më parë ishin përjashtuar?, tha Rama, i cili shtoi se me skemën e re përfitojnë asistencë nga shteti 10063 familje të varfra të cilat kanë qenë të përjashtuara padrejtësisht për vite me radhë.
?PD nuk është kundër reformimit, por duhen rritur fondet dhe të mirëpërdoren ato. PD nuk është kundër heqjes nga skema të abuzuesve. Qeveria ka përgjegjësi të pastrojë skemën nga abuzuesit. Nëse do ishim një vend që rrit të ardhurat do ishte normale që ulet numri i familjeve në nevojë, por te ne është rritur varfëria?, tha Spaho.
Një tjetër çështje e rëndësishme që pritet të shkaktojë debate të forta është edhe skandali i lobimeve nga PD, pasi Report Tv mësoi se kryeministri Rama ka porositur të gjithë deputetët e tij të fokusohen vetëm te kjo çështje.