Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi kreun e qeverisë Edi Rama se me anë të skemës së re të ndihmës ekonomike u ka hequr bukën e gojës 20 mijë familjeve në Shqipëri.
?20 mijë familjeve u është hequr ndihma ekonomike dhe buka e gojës pa asnjë shpjegim. Vendimi për heqjen e ndihmës ekonomike është i vetëm një njeriu, është vendimi kriminal i Edi Ramës, pa asnjë shpjegim dhe pa asnjë bazë ligjore. Ndihma ekonomike është një detyrim i shtetit për familjet që nuk kanë të ardhura?, tha Basha në fjalën e mbajtur në Kuvend.
?Ministrja është në shkelje dhe abuzim total të detyrës. Këta refuzojnë të tregojnë se çfarë sistemi pikëzimi zgjodhën. Është një krim i dyfishtë ndaj këtyre familjeve dhe shpërdorim i detyrës. Nuk ka krim më të madh se me vetëdije tu heqësh bukën e gojës më të pamundurve.?
?Lekët o shqiptarë nuk mungojnë, ky shtet i ka lekët për të ndihmuar të gjitha familjet në nevojë, por këto lekë shkojnë në xhepat e Edi Ramës dhe hajdutëve të tij?, tha Basha./tvklan.al