Reforma pritet të përfshijë dhe Ndihmën Ekonomike që përfitojnë familjet në nevojë. Drafti është prezantuar sot nga i Mirëqënies Sociale e Rinisë, Blendi Klosi, ku sipas tij reforma do të zerojë abuzimin që mund të ndodhë në këtë drejti.
Kurse kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi kërkoi që fondi social të përqëndrohet në duart e pushtetit vendor. Sipas saj, implementimi korrekt i refomës do të sillte fundin e kaosit që shkaktohet zakonisht.
E ftuar në këtë prezantim, përfaqsuesja e Bankës Botërore, Tahseen Sayed kërkoi që qeveria të punojë me bazën e të dhënave, duke theksuar se roli i administratorëve të rinj do të jetë i rëndësishëm.
Klosi
Ministri i Mirëqënies Sociale e Rinisë Blendi Klosi ka prezantuar sot reformën e re në skemën e ndihmës ekonomike ku ka thënë se ajo synon zerimin e abuzivizmit me këtë skemë dhe riintegrimin e familjeve të përfshira në skemë.