Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Tiranë, ku mësohet se nusja 21-vjeçare është arrestuar sot, pasi një vit më parë ka helmuar me fotoksinë vjehrrën e saj 48-vjeçare.
Mësohet se kjo vdekje ishte raportuar si e ndodhur për shkaqe natyrore, por nga hetimet ka rezultuar se nusja e re për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme ka përdorur helmin për ekzekutimin e mamasë së burrit të saj.
Autorja e krimit Marjana Cmeta, dyshojet se e vrau vjehrrën Lirije Lami 48-vjeçe, më 30 Prill 2017 në zonën e Ish -Frutikulturës, Kamëz duke përdorur helmin e rëndë.
Arresitmi i saj është kryer sot në Kamëz.
Disa muaj pas krimit, duket se nusja ka shkuar të rrëfehet te hoxha duke i kërkuar atij që Allahu ta falë për mëkatin.
Ky i fundit e ka regjistruar me video rrëfimin dhe ia ka raportuar bashkëshortit të viktimës Agim Lami.