Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Xhaxhai i nuses 21-vjeçare, që akuzohet për vrasjen e vjehrrës me helmim, shprehet se gjithçka është një sajesë e fisit Lami. Selim Cmeta rrëfen anën tjetër të kësaj historie, që u zbulua falë bashkëpunimit të policisë në Kamëz me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Arrestimi i mbesës e ka tronditur rëndë Selim Cmetën, i cili thotë se Marjana nuk e ka helmuar vjehrrën e saj, 48-vjeçaren Lirije Lami.
Akuzat e policisë së Kamzës dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda janë të rënda dhe 21-vjeçarja mund të burgoset përjetë nëse shpallet fajtore.
Por Selimi tregon anën tjetër, atë të akuzave për tradhëti bashkëshortore.
Selim Cmeta: Një sajesë, i vunë asaj të gjithë fisin e vet ja vunë të dashur.Pastaj thanë e goditën me çekiç, pastaj e goditën me sqepar, pastaj e goditën me një çelës. Ajo ka qenë 7 muajshe shtatëzënë.
Ndonëse kishte kaluar një vit nga vdekja e Lirijes, fqinjët vazhdonin të ishin të sigurtë se bëhej fjalë për infarkt në zemër.
Fqinji: Ne e kemi marrë vesh vetëm për infarkt. Nuk di asgjë tjetër.
Ndërsa bashkëshorti i autores Oltjan Lami, është shprehur se Marjana mendonte se nëna e tij ishte magjistare dhe i thoshte shpesh se do ta vriste.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/xhaxhai-i-nuses-se-vrau-vjehrren-e-akuzuan-tradheti-bashkeshortore