Jo pak i acaruar për vendimin e gjykatës për të lënë të lirë nusen e djalit e cila helmoi vjehrrën dhe akuzoi vjehrrin për përdhunim,ka ardhur edhe reagimi i këtij të fundit.
Eduart Stafa i kontaktuar nga Report TV ka mohuar akuzat e nuses së djalit Elda Tanushit për të cilën tha se pret vendimin përfundimtar të gjykatës.Stafa deklaroi se 19 vjecarja nuk ka vend më në shtëpinë e tij.
I akuzuar për përdhunim ai shtoi se është i gatshëm ti nënshtrohet analizave ekzaminuese për të nxjerrë të vërtetën e akuzave në adresë të tij.