Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një defekt në sistemin e frenimit duket se është shkaku i vërtetë i aksidentit tragjik të së hënës ku mikrobusi që transportonte26 nxënës doli nga rruga në afërsi të Çorovodës. 52 vjecari Astrit Hysi nuk e kishte bërë kontrollin vjetor teknik të mjetit, pavarësisht se udhëtonte në një rrugë të vështirirë si ajo e Çorovodës dhe transportonte fëmijë. Për këtë ai ka pëfunduar në pranga.
"Më datë 12.03.2018, nga Specialistët e Seksionit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Astrit Hysi, 52 vjeç, banues në fshatin Vërzhezhë, Skrapar. Arrestimi i tij u bë pasi, në rrugën dytësore Vërzhezhë - Çorovodë, në vëndin e quajtur ?Kthesa e Minos?, duke drejtuar mjetin tip Benz autobuz, me targa AA 245 KE humbi kontrrollin e mjetit dhe doli nga rruga duke u përmbysur në përrua, ku për pasojë u lënduan nxënësit që udhëtonin me këtë automjet", sqaroi policia.
Nxënësit që mbetën të plagosur pasi makina që i çonte në shkollën e Corovodës doli nga rruga, tregojnë tmerrin e aksidentit.
Erika Kuqali, 16 vjece, nga Verzhezha e Skraparit ka pësuar një frakturë në shpatull nga aksidenti. Makina që e çonte drejt shkollës së Çorovodës bashkë me 25 nxënës të tjerë, doli nga rruga.
Nga Spitali i Beratit, ajo kujton momentin e aksidentit
Në të njejtën dhomë, ndodhet edhe Anxhela Kapllani, e cila ka pësuar një frakturë në këmbë. Ajo tregon se me të njëjtin mjet kanë udhëtuar çdo ditë .
Nëntë nxënës morën ndihmë në spitalet e Beratit e Skraparit. Romina Kapllani po trajtohet në spitalin e Traumës prej ditës së hënë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/skrapar-arrestohet-shoferi-i-furgonit-qe-aksidentoi-10-nxenes