PS: Rusët financuan “çadrën” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-12

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ngre dyshime të financimin e protëstës tremujore të opozitës, para zgjedhjeve politike, që sipas tij kishin për qëllim bllokimin e refomës në drejtësi. Duke këmbëngulur në hetim të plotë të kontratave të lobimit, Balla tha se pas skemës së ngritur që do mbështeste politikat e PD-së qendrojnë biznesmenë rusë.



?Më 18 shkurt PD vendosi të bojkotojë kuvendin me qëllim bllokimin e reformës në drejtësi, ka shumë dyshime si i financua protesta e opozitës për të bllokuar reformën në drejtësi. Binatia Trade zotërohet nga kompani në pronësi të 4 rusëve.?



Kreu i grupit socialist tha se PD nuk ka deklaruar në KQZ të gjitha kontratat e lobimit, çka sipas tij përbëjnë shkelje të ligjit.



?Muzin ka njoftuar se ka marrë 675 mijë dollarë për punën e tij nga PD, shumë më tepër se çfarë ka deklaruar PD.?



Duke konsideruar si një rast tepër të rëndë që nuk ka ndodhur asnjë herë në Shqipëri kreu i grupit parlamentar socialist i bëri apel Prokurorisë dhe organeve të tjera të drejtësisë të hetojnë për të zbardhur të vërtetën e kontratave të lobimit.

Share This Video


Download

  
Report form