http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne ditën e 4 te Lojërave Evropiane ne Baku te Azerbajxhanit sportistet ruse kane patur nje dite te arte. Ato kane dominuar ne not te sinkronizuar dhe ne gjimnastikën artistike ku ashtu edhe sic pritej kane siguruar vendet e para dhe kane parakaluar Azerbajxhanin ne renditjen e përgjithshme. Valerija Filenkova dhe Daria Kulagina fituan te arten ne rutinën e lire duet ne not te sinkronizuar ne Baku ne Akuatiks Center. Ne garat qe transmetohen ekskluzivisht ne paketen Tring, te dyja keto sportiste ndihmuan skuadrën e tyre qe gjate pasdites se te hënës te fitojnë edhe rutinën e lire ekipore ne këtë sport. Por nuk eshte mbyllur me kaq, pasi skuadrat e meshkujve dhe femrave dominuan dhe fituan medalje te arta edhe ne gjimnastike. Ne sportin e kanoes per meshkuj distance e 1 mije metrave C 2 është vendosur vetem ne fotofinish, por ne total ketu ka dominuar Gjermania me 5 medalje te fituara gjithsej nder to 2 te arta. Gjermanet kane fituar edhe pingpongun ekipor për femra teksa ne finale munden Holandën, ndërkohe megjithëse ishin favorite per meshkuj nuk kane fituar as medalje bronzi pasi i kane mundur austriaket ne ndeshjet ekipore. Te arten e ka siguruar Portugalia qe mundi ne finale Francën. Surpriza ka patur ne Volejboll ku femrat turke munden favorite e Italise 3-0 ndërkohë qe vendasit kane patur arsye per te festuar teksa ne mundje Maria Stadnyk ka fituar te arten ne peshën 48 kg ne stilin e lire. Ne total kryeson tashme tabelën e renditjes Rusia me 17 medalje prej tyre 10 te arta 3 argjend dhe 4 bronz. Ne vendin e dyte janë azeret me 16 medalje ne total 7 te arta 2 argjend dhe 3 bronz. Hungaria eshte e treta përpara Turqise dhe Gjermanise. Shqiptaret e kane patur te henen pushim dhe fillojnë garat te mërkurën ne qitje Taekvondo dhe çiklizëm