Baku 2015, Rusia vijon dominimin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rusia ka dominuar ditën e shtate te lojërave europiane olimpike duke siguruar te tjera medalje te arta. Vitali Fokev i Rusisë ka marre medaljen e arte ne qitje, duke siguruar gjithashtu edhe një bilete per ne olimpiadën e Rio Di Zhaneiro te vitit te ardhshëm. Ndërkohe ne garën individuale te gjimnastikës ritmike, ku konkurrenca ka qene shume e madhe, ka triumfuar rusja Yana Kundraytseva. 17 vjecarja ka dominuar, duke marre piket me te larta ne 3 nga 4 paraqitjet e saj ne kete disipline. Rusja demonstroi nje kapacitet te jashtëzakonshëm duke e bere kete gare te dukej shume e lehte per te. Ndërkohe ne volejbollin e plazhit, ne sfidat çerekfinale te vajzave dyshja austriake Schutzenhofer dhe Lena Plesiutchnig ka mundur 2 me 1 rivalet ruse, duke marre nje bilete per ne gjysmëfinale. Natyrisht tashme rruga drejt medaljes se arte behet me e vështire, sesa përballe ne sfidën e radhës do te jene konkurrentet nga Lituania. Ne Taekundo kampionia e botes britanikja Xhema Walkden shmangu humbjen ne ekstremis ne turin e pare kundër rivales turke, ndërsa britaniku tjetër Pol Drinkholl u mund nga ukrainasi Lei Kou ne finale per medaljen e bronxit ne ping pong. Por dramatike ishte finalja per medaljen e arte ne ping pong tek meshkujt e fituar me lojëra 4 me 3 nga gjermani Ovchorov kundër bjellorusit Samsonov, i cili madje kishte shkuar deri ne avantazhin 2 me 0. Ndërsa tek femrat medalja e arte i shkoi kinezes me shume eksperience Xhiao Li, e cila garon për flamurin e Holandës. Te gjitha këto gara, por edhe te tjera u transmetuan si gjithnjë ekskluzivisht ne tring. Ne tabelën e medaljeve, Rusia nuk ka rivale pasi kryeson me 27 ari, 12 argjendi dhe 10 bronzi, ndërsa vendasit e Azerbajxhanit ndjekin me 13 ari.

Share This Video


Download

  
Report form