Report TV - Gjobat nuk edukojnë shoferët, numër i lartë aksidentesh

Report TV 2018-05-12

Views 0

Pavarësisht gjobave dhe kontrolleve të Policisë Rrugore, duket se shoferët në Shqipëri vijojnë të shkelin rregullat dhe më pas të shkaktojnë aksidente. Nga një krahasim që Report TV ka bërë për shifrat e muajit mars, ka rezultuar se në 2018 kanë ndodhur më shumë aksidente krahasuar me një vit më parë, në harkun kohor të 10 ditëve. Mesatarisht në muajin mars të këtij viti kanë ndodhur më shumë se 100 aksidente në të gjithë vendin, ndërkohë që në 2017 janë bërë rreth 70 aksidente.
Pjesa më e madhe e aksidenteve janë me dëme materiale, ndërkohë që mbeten të larta shifrat me pasojë plagosjen dhe vdekjen. Edhe në muajt janar-shkurt, ka një numër më të lartë aksidentesh, krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitit më parë. Nga rreth 260 aksidente në 2 muajt e parë të 2017-së, gjatë këtij viti në janar-shkurt kanë ndodhur më shumë se 320 aksidente.

Share This Video


Download

  
Report form