Ora News - Ekskluzive/ Logar: Luftoni korrupsionin! Strategjia e zgjerimit të ishte më konkrete

Ora News Emisione 2018-05-12

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Zv.ministrja i Jashtëm i Sllovenisë në një intervistë ekskluzive për gazetaren Ilva Tare shprehet optimist për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE. Ai shprehet se duhet luftë kundër korrupsionit.

Intervista e plotë dhënë për gazetaren Ilva Tare

Ilva Tare: Zëvendës Ministër i Punëve të Jashtme të Sllovenisë, ambasador Andrej Logar, faleminderit për këtë intervistë

Andrej Logar: Është kënaqësia ime të jem në Tiranë. Nuk është hera e parë, kam qenë këtu 25 vjet më parë dhe sinqerisht ka ndryshuar shumë. Kam një përshtypje të mirë për këtë vend që jo vetëm është i bukur, me njerëz të mirë por dhe një vend me prosperitet dhe shpresojmë që së shpejti Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Europian dhe të bashkohet në familjen e kombeve europiane.

Ilva Tare: Çfarë ju tërhoqi vëmendjen, pas 25 viteve, në vizitën tuaj të dytë në Shqipëri?

Andrej Logar: Këtu mund të shohësh një progres të jashtëzakonshëm. Kudo ku shkon, shikon njerëz të lumtur. Njerëz që kanë dëshirë të bëjnë diçka në këtë vend dhe veçanërisht sheh shumë të rinj. Shqipëria është një nga vendet me moshën më të re në kontinentin europian. Progresi shihet kudo. Fatkeqësisht nuk do të udhëtoj jashtë Tiranës, mendoj se është Tirana dhe Shqipëria tjetër, kështu që herën tjetër do të shfrytëzoj mundësinë të shoh pjesën tjetër të vendit.

Për më shumë lexoni në:http://oranews.tv/article/logar-luftoni-korrupsionin-strategjia-e-zgjerimit-te-ishte-me-konkrete

Share This Video


Download

  
Report form