Vlahutin: Luftoni korrupsionin, forconi institucionet - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin ka lënë mënjane gjuhën diplomatike. Ne apelin drejtuar klasës politike ajo ka thënë se askush nuk është i paprekshëm nga ligji dhe gjithkush duhet t?i shërbejë vendit.Romana VlahutinKam tre mesazhe të thjeshta sot. E para është për arrogancën e brutalitetit të korrupsionit dhe krimit dhe për ata që mendojnë se janë të paprekshëm. Nuk ka të paprekshëm. zbatimi i ligjit do të mbizotërojë dhe kur kjo të ndodhë Shqipëria do të ecë përpara shumë shpejt.E dyta, për të gjithë ata që janë zgjedhur për të përfaqësuar dhe qeverisur, si në qeverisjet e çdo niveli, ashtu dhe në opozitë. Nëse kanë dashur ndonjëherë t?i shërbejnë vendit, ky është momenti. Shteti ka nevojë për institucione funksionale pavarësisht se kush është në qeveri dhe kush është në opozitë. qeveria ka mbështetjen tonë në reformat për të arritur qëllimin. mesazhi i tretë është për popullin shqiptar, ju lutem përdorini këto mundësi, pasi reformat e integrimit kanë qëllim që të përmirësohet cilësia e jetës tuaj. Bashkimin Europian mund të ndihmojnë, por ne nuk mund ta ndryshojmë Shqipërinë, pasi përgjegjësia është këtuMe cilësinë e kryetares së Këshillit të Integrimit, demokratja Majlinda Bregu nuk i kurseu kritikat per menaxhimin e procesit te integrimit. Drejtimin e Këshillit të Integrimit nga Bregu, kryeministri Edi Rama e shikon si ogur të mbarë, për përfshirjen e opozitës në reformën në sistemin e drejtësisë. Por Rama dhe Bregu, nuk i shpëtuan tundimit për të shkëmbyer batuta. Me cilësinë e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, vlerësoi se Këshilli i Integrimit përbën një ndër sfidat e politikës. Këshilli do të ketë për detyrë monitorimin e procesit dhe udhërrëfyesit për çeljen e negociatave për anëtarësim.

Share This Video


Download

  
Report form