Konferenca për korrupsionin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Sistemi ynë i drejtësisë ka probleme serioze dhe kjo është pranuar edhe nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani, njëkohësisht edhe kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. I pranishëm në konferencën gjyqësore kombëtare, kreu i shtetit ka kërkuar penalizmin e rasteve korruptive, ndërsa theksoi se reformat në gjyqësor, nuk duhet të udhëhiqen nga politika, por nga komuniteti i gjyqtareve. Ndërsa Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço në fjalën e tij theksoi se, gjyqësori sot ka nevojë për rritjen e efiçencës dhe transparencës, pasi aktualisht ka një mosbesim të qytetarëve ndaj sistemit. Ndërsa në lidhje me reformat ai u shpreh se ato nuk janë aspak politike dhe nuk synojnë të prekin pavarësinë e gjyqësorit. Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, njëkohësisht edhe kryetari i konferencës gjyqësore, vlerësoi se pavarësisht arritjeve, gjyqësori i sotëm shqiptar vazhdon të përballet me mungesë të cilësisë dhe kjo sipas tij duket nga shumë vendime gjyqësore të cilat shpesh herë janë kthyer nga gjykatat më të larta duke sjellë në këtë mënyrë zvarritje të proceseve për vite me radhë.

Share This Video


Download

  
Report form