http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komuniteti i biznesit nuk resht se apeluari se ashpërsimi i masave ndëshkuese, te miratuara se fundmi nga qeveria nuk do përmirësojnë klimën ne vend. Ne nje anketim te zhvilluara tek 400 biznese te mëdhenj e te vegjël, gjate periudhës gusht-shtator te këtij viti ka rezultuar se barra fiskale e kombinuar edhe me penalitetet janë shume frenuese per aktivitetin ekonomik. Duke ju referuar këtij studimi rezultoi se bizneset ankohen me shume per sistemin e taksave dhe per informalitetin. Nga ana tjetër, vete bizneset kërkojnë qe qeveria te bej një hap pas ne ashpërsimin e penaliteteve. Sipas biznesit 3 jane shkaqet kryesore qe pengojnë formalizimin e plote te tyre: niveli i taksave, korrupsioni ne administratën publike, si dhe kontrollet e shpeshta.