Naço, akuza ndaj KLD-së për korrupsionin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, ka hedhur dyshime të forta për punën e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe rolin e tij në luftën kundër korrupsionit në gjyqësor. Në komisionin e Integrimit, zoti Naço iu referua mbledhjes së fundit, ku u votua për 4 gjyqtarë, mes shumë kandidaturave. Kreu i drejtësisë tha më tej, se korrupsioni i gjyqtarëve kërkon më së shumti vullnet nga të gjitha palët për ta luftuar. Madje ai ka sjellë edhe shembuj. Ministri kërkoi reformimin jo vetëm të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, por edhe të gjykatës së Lartë. Sipas Naços, jo çdo çështje duhet të shkojë në këtë institucion. Kjo do të sjellë gjykim më të shpejtë dhe do t'i japë fund situatës në këtë gjykatë ku prej shumë vitesh janë mbledhur për t'u trajtuar rreth 10 mijë dosje.

Share This Video


Download

  
Report form