“Detyra shtëpie” për sigurinë në Ballkan - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-12

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministrat e Brendshëm të BE janë skeptikë për datat e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2025.



Pas udhëtimit në Ballkan të Presidentit të Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, 28 ministrat u takuan të enjten dhe miratuan planet e veprimit të paraqitura nga Komisioni i BE në "strategjinë e Ballkanit Perëndimor".



Secili nga shtetet, sipas ministrave duhet të miratojë në fushën "siguria dhe imigrimi" një program prej 14 pikash.



Synimi është që të luftohen më mirë migrimi ilegal, kriminaliteti i organizuar dhe tregtia e armëve, për t'iu afruar standardeve të BE. Detyrat e shtëpisë që u formuluan në plan shtrihen deri në vitin 2020.



Në këtë kohë, BE do të rishqyrtojë se cilat përparime janë bërë në fushën e sigurisë së brendshme, për çdo vend, pikë për pikë.



Një raport i ri do të tregojë se cili vend duhet të bëjë përmirësime dhe në cilat drejtime. E gjitha kjo bëhet duke pasur parasysh vitin e synuar 2025, të cilin shefi i Komisionit të BE Jean-Claude Juncker e ripërsëriti edhe njëherë në Sofje në fund të udhëtimit të tij në Ballkan.



Me vitin 2025 megjithatë nuk qenë dakord të gjithë të pranishmit në takim.



Ministri i Brendshëm Gjerman ne largim, Thomas de Maiziere (CDU) kritikoi radhën e gabuar të hapave.

"Unë kam pak mirëkuptim për faktin që të përmendim data dhe të themi që deri në vitin 2025 duhet të jetë kryer gjithçka. Rruga e drejtë duhet të jetë që shtetet, që duan të anëtarësohen në BE duhet t'i plotësojnë kushtet me veprimet e tyre. Pastaj mund të vendosësh, nëse ata janë të përshtatshëm për Evropën.-ka thënë De Maiziere.

Share This Video


Download

  
Report form