http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur po mbushet afro nje jave nga grabitja spektakolare e një banke te nivelit te nivelit te dyte ne kryeqytet, policia dhe Prokuroria nuk kane ende asnjë person te ndaluar si autor te grabitjes. Edhe shefi i sigurisë se bankës Qirjako Tace si dhe shoqëruesi i vlerave monetare Robert Fetahu, janë lënë nga Gjykata ne masën arrest shtëpie, ndonëse per ta Prokuroria kërkoi burg nen akuzën e vjedhjes ne bashkëpunim duke shpërdoruar detyrën. Deri tani mësohet se banka nuk ka vene ne dispozicion te prokurorisë faturën konkrete te sasisë se parave te grabitura, te cilat mendohen te jene afro 2 milion euro. Sipas akuzës sasia e parave është marre nga tre persona, që dyshohet se janë vëllezër, te cilët kane kapur ne befasi rojet e policisë private, ndërkohe qe asnjeri prej tyre nuk ka reaguar. Sipas informacioneve te mbërritura ne Prokurori shuma e vjedhur ishte ne valutë: paund, franga, euro dhe dollar, që te transportoheshin drejt Rinasit për tu nisur me avion drejt Austrisë.