?Duam punë dhe strehim të jetojmë si njerëz?. Ky është apeli i 37-vjeçares, nënë e pesë fëmijëve, e cila këtë 8 Mars i është bashkuar marshimit të femrave në Tiranë.
Mirela thotë se familja e saj prej 7 anëtarësh jeton në një shtëpi me qira në zonën e Selitës dhe të ardhurat e vetme janë 7500 lekët e ndihmës ekonomike, ndërsa për ushqyerjen i ndihmojnë komshijtë dhe mësuesit e fëmijëve në shkollë.
Mirela Ferati: ?Kam pesë çuna, burrin të sëmur. Jam pa shtëpi, nuk e laj dot qiranë. Në datën 10 kam qiranë, skam ku ta gjej, Edi Rama na ka mbytur fare. Jetoj me një ndihmë ekonomike 75 mijë lekë, pa punë. Komshijtë më mbajnë me bukë, po më sjellin ditë për ditë nga një pjatë gjellë. Unë mora fund për veten time, po shikoj Zotin, po e lus ditë-natë. Mësueset shpenzojnë për çunat çdo ditë nga 500, 1 mijë lekë, që i japin në shkollë, që fëmijët e mi të hanë bukën si gjithë të tjerët?
Mirela tregon se vazhdimisht ka kërkuar punë në zyrat e shtetit, për veten dhe për djalin e madh 20-vjeçar, por nuk i është gjetur asnjë një mundësi.
Mirela Ferati: ?Kemi vajtur të kërkojmë punë, nuk na japin. Deri javën e fundit kam vajtur për djalin, e kam 20 vjeç, pa punë. Të gjithë romët po vuajnë, janë rrugëve. Shtëpitë ua prishën atje te Unaza e Madhe, kontratë qiraje sna japin. Qajmë ditë-natë vetëm për strehimin. Ne duam strehim edhe punë, asgjë tjetër, që dhe ne të jetojmë si njerëz jo si qen. Ne po jetojmë si qen, jo si njerëz?
Për më shumë lexoni në:http://www.channel-one.al/marshimi-per-8-marsin-37-vjecarja-rome-duam-pune-te-jetojme-si-njerez-rama-po-na-mbyt-fare/