Report TV - Elbasan, 1-vjeçarja u mbyt nga arra nis hetimi për tre mjekët që e kuruan

Report TV 2016-03-22

Views 7

ELBASAN - Vdekja në spital e një fëmije 1-vjeçar ka vënë nën hetim infermierët dhe mjekët e turnit në Spitalin e Elbasanit.

E vogla nga Zavalina e Elbasanit ndërroi jetë një natë më parë në spitalin kirurgjik të Elbasanit, pasi ishte sjellë nga prindërit e saj në gjendje të rënduar, me pjesët respiratore të bllokuara. Dyshohet që fëmija të ketë qenë në këtë gjendje si pasojë e komplikacioneve të një viroze, por pavarësisht ndihmës së dhënë fëmija nuk ka mundur të mbijetojë.

Sipas mjekëve, vdekja e vajzës në Spitalin Pediatrik të Elbasanit ka ardhur si pasojë e një cope arre që i kishte mbetur në fyt, çka i ka bllokuar rrugët e frymëmarrjes. Mjekët thonë se femijës i janë bërë të gjitha ekzaminimet edhe radiografike por nuk është identifikuar trupi i huaj. Sipas mjekëve ky është një rast i rrallë që nuk kishte asnjë mundësi për ta parashikuar dhe shpëtuar.

Ishin prindërit të cilët menjëherë pas ngjarjes ngritën pretendimin për mjekim të pakujdesshëm nga ana e mjekëve. Në këto kushte, policia në bashkëpunim me Prokuroin e çështjes kanë nisur hetimet ndaj mjekëve E.L 57 vjeç me banim në Elbasan, F.B 51 vjeç me banim në Librazhd dhe mjeken 56 vjeçare me inicialet D.B me banim në Elbasan. Prokuroria do t'i hetojë mjekët për veprën penale "mjekim i pakujdesshëm".

Trupi i foshnjës po i nënshtrohet ekspertizës mjeko/ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe përgjegjësinë e personelit mjekësor në vdekjen e tij.

Share This Video


Download

  
Report form