Report TV - 7 marsi rikthen në kohë kujtimet e mësues Fran Ukcamaj

Report TV 2018-05-12

Views 10

Sot në Shqipëri festohet dita e mësuesit, për ta fjalët e mira nuk kanë të sosur. Madje edhe historitë e tyre janë shumë prekëse, sidomos në të kaluar e cila është shumë më interesante se e mësuesve të së tashmes. Mësues Fran Ukcama i cili është me origjinë nga Tropoja, por prej vitesh jeton në Fier, tregon një histori nga rinia e tij si mësues. Ai ka filluar mësimdhënien që në moshën 19 vjeçare. Vitin e parë të mësimit e ka nisur në fshatin Brizë të Tropojë. Ndërsa që nga viti 1973 deri në vitin 1997 ku ka dal në pension ai ka dhënë mësim në qytetin e Fierit. Por historia e mësues Franit zë fill në vitin e parë të shkollë. Fshati ku jepte mësim ishte 12 orë larg shtëpisë së tij, nga Bajram Curi për në Brizë. Ishte dimri i vitit 1964 ku mësues Frani ishte nisur drejt vendit të tij të punës, por në rrugë e sipër reshjet e shumta të borës mësues Franin e bllokojnë në një fshat rreth 1 orë e gjysmë nga vendi i tij i punës.

Share This Video


Download

  
Report form