Report TV - Dekriminalizimi, kontroll për 38 mijë mësues dhe edukatorë

Report TV 2016-10-17

Views 3

Ashpërsohet dhe zgjerohet fusha e veprimit të ligjit të dekriminalizimit. Mbi 38 mijë mësues dhe edukatore do të jenë objekt i veprimit të ligjit të famshëm të dekriminalizimit, njësoi si kryebashkiakët, këshilltarët vendorë dhe funksionarët e lartë shtetëror. Të gjithë njerëzit e arsimit në Shqipëri, duke nisur që nga edukatoret, mësuesit, psikologët dhe punonjësit socialë në shkolla, por edhe punonjësit e azileve etj., do të kenë afat 6 muaj për plotësimin e formularit të dekriminalizimit.

Kështu parashikon projektligji i depozituar në Kuvend nga tre deputete, Majlinda Bregu, Albana Vokshi dhe Mesila Doda. Drafti shton një shkojnë ?gj?, pas shkronjës ?g? të pikës 3 të nenit 1 të ligjit të dekriminalizimit.

Share This Video


Download

  
Report form