Report TV -Me përfaqësuesin e UNICEF, Shahini tregon masat në shkolla: Mësues kujdestar në çdo kat

Report TV 2020-12-04

Views 0

Ministrja e Arsimit Besa Shahini, ka prezantuar masat anti-Covid në shkolla me nisjen e vitit të ri shkollor 2020-2021.

Sëbashku me Roberto de Bernardi, përfaqësuesin e UNICEF Albania, Shahini këshilloi fëmijët të jenë të vëmendshëm me mësimet e prapambetura, por edhe me masat anti-covid për të mbrojtur veten dhe të tjerët.Ministrja e Arsimit, tha gjithashtu se për të shmangur grumbullimet e nxënësve, në çdo kat do të ketë një mësues kujdestar.

?Ne kemi vendosur që për këtë fillim të vitit shkollor të hapim shkollat sepse e kemi parë të rëndësishme që nxënësit të kthehen në ambientet shkollore duke ruajtur shëndetin e tyre. Është organizuar hyrja me distancë, matje të temperaturës në hyrje dhe dalje. Është e rëndësishme që ata të mbajnë distancën edhe në kohën kur janë në shkollë. Në çdo kat do ketë mësues kujdestar që do ndihmojë nxënësit të lëvizin për të evituar grumbullimin e tyre duke ruajtur distancën. Duhet të ruajmë shëndetin tonë, maskat duhet t?i mbani gjithë kohës?, u shpreh Shahini.

Ndërsa Roberto de Bernardia tha: ?Falenderoj Shahinin që organizon këtë aktivitet. Të gjithë e dimë që këto janë kohë të vështira prandaj ju po i zbaton këto masa. Rikthimi në shkollë është i rëndësishëm. E përsëris kur jeni ulur në bankë mbani distancën, përdorni dezinfektues dhe vendosni maskën.

Hapja e shkollave është diçka e rëndësishme për vendin dhe fëmijët. UNICEF ka bashkëpunuar për të siguruar xhelët, posterat sensibilzues. Kemi siguruar edhe një pajisje digjitale për mësimin online dhe njëkohësisht kemi mbështetur me prodhimin e kurseve online, kurrikula etj."

Share This Video


Download

  
Report form