Report TV - Klosi: Revokim lejesh edhe për pikat e skrapit

Report TV 2018-05-12

Views 4

Pas pezullimit të licencave për disa gurore, që shkatërronin mjedisin pa respektuar ansjë kriter ligjore, duket se ministria e Mjedisit ka ndërmarrë një aksion, për t?i detyruar të zbatojnë ligjet edhe pikat e skrapit.
Gjatë një aksioni në Tiranë, ishte vetë ministri Blendi Klosi, ai që paralajmëroi revokimin e lejeve për pikat e skrapit që nuk janë në përputhje me normat mjedisore.

Klosi akuzoi Sali Berishën dhe Lulzim Bashën se kanë mbrojtur guroret e paligjshme dhe pisllëkun në Tiranë.

Në fjalën e tij, Klosi u shpreh:

Jemi këtu për të asistuar në një operacion të përbashkët të inspektoriatit të Mjedisit së bashku me përfaqësuesit e Policisë së Tiranës dhe policisë bashkiak në kuadër të operacionit ?Pastrojmë Shqipërinë që duam?. Janë plot 180 pika grumbullimi të mbetjeve skrapi në Tiranë të cilat janë vënë të gjitha në sitë monitorimi dhe evidentimi për të gjitha problematikat.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS