“Pesë yjet”, Partia e parë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-12

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
E ndërsa pritet të numërohen edhe kutitë e fundit, mediat italiane konfirmojne se Lëvizjen 5 Yjet rezulton forcën politike më e votuar në zgjedhjet e kësaj të diele, e cila ka siguruar rreth 31,95% të votave.
Drejtuesi i kësaj partie Luigi Di Maio tha para mediave se ky është një moment historik. Rezultati në mënyrë të pashmangshme na projekton drejt qeverisë së vendit? u shpreh Bepe Grillo bashkethewmeluesi I levcizjes pese yjet.
Megjithatë, zgjedhjet parlamentare të 2018 nuk kane nje fitues te qarte. Nderkohe qendra e djathtë e drejtuar nga ish-kryeministri Silvio Berlusconi në koalicion me Legan kanë siguruar 37.64% të votave.
Më shumë vota deri më tani brenda koalicionit ka arritur të mbledhë ?Lega?, duke lënë pas partinë e ish-kryeministrit Berlusconi.
Befasia në këto zgjedhje eshtë partia qendra e majtë e ish-kryeministrit Mateo Renzi e cila shënoi një rënie drastike, duke e detyruar këtë të fundit të japë dorëheqjen nga drejtimi I partisë.
Legjislatura e re do të ketë 618 deputetë, 309 senatorë e 18 parlamentarë të zgjedhur nga diaspora italiane.
Megjithatë sipas panoramës së deritanishme, asnjë nga partitë politike apo koalicionet, nuk kanë arritur të sigurojnë 40% të votave të nevojshme për formimin e qeverisë.

Share This Video


Download

  
Report form