“Dancing With the Stars”, 12 yjet në skenë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Dancing With the Stars?, formati më i ndjekur i kërcimit në botë, nisi rrugëtimin mbrëmjen e së enjtes në Vizion Plus. Edicioni i gjashtë i këtij formati që realizohet në 54 shtete, ka ofruar që në takimin e parë magjinë e kërcimeve duke përcjellë për publikun një spektakël plot emocion. Teatri i kërcimit ofroi jo vetëm një skenografi të re, por edhe emra të rinj në prezantim e koreografi. Dy djemtë Mateo dhe Rudi që janë risi e prezantimit këtë edicion të gjashtë të ?Dancing With the Stars? kanë shkëlqyer përkrah Amit, nënë drejtimin e së cilës duket se shkëlqyen plot 12 yje. Yjet e përzgjedhur për këtë edicion kanë ofruar 12 performanca, që paneli i jurisë, i vetmi i pandryshuar në këtë edicion, i ka duartrokitur së bashku me publikun. Por, për shumë nga personazhet publikë kjo është një sfidë që mbart emocion jo vetëm për artin që duhet të përcjellin në skenë, por edhe për faktin që nuk kanë kërcyer asnjëherë më parë. Edhe pse nuk kane pasur me pare asnje lidhje me pare me kërcimin 12 vipat ndihen te motivuar për të arritur trofeun final, ndaj edhe ju ftojnë çdo të enjte mbrëma në Vizion Plus në një takim me magjinë e vallëzimit.

Share This Video


Download

  
Report form