http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas hetimeve që zgjatën një muaj, policia e Vlorës arriti të zbardhë ngjarjen makabre të ndodhur në janar të këtij viti, ku një nënë dhe djali i saj u vranë dhe u dogjën në banesën e tyre.
Sipas grupit hetimor vdekja e 73-vjeçares Salke Hoxhallari dhe djalit të saj 43 vjeçar, Olsi Hoxhallari nuk ka qenë aspak aksidentale, por vrasje e mirëmenduar.
I vetmi person që ndodhej natën e krimit në banesë ishte nusja e Olsit, Hysnije Hoxhallari, 32 vjeçe e cila u arrestua këtë të enjte, e dyshuar si autore e krimit bashkë me 26 vjeçarin Kasëm Pirjasin nga fshati Fieri.
Policia beson se nusja e shtëpisë qëlloi bashkëshortin dhe vjehrrën, e ndihmuar nga i riu: për të zhdukur gjurmët ata i kanë vënë flakën shtëpisë.
Hetuesit arritën të gjejnë edhe armën e ftohtë me të cilën dyshohet se është kryer krimi, por ende nuk është mësuar motivi i vrasjeve.
Olsi Hoxhallari kishte ardhur nga Greqia në shtëpi, për festat e fundvitit. Ai pritej të largohej sërish si emigrant, ndërkohë që gruaja e tij dhe djali i mitur jetonin bashkë me vjehrrën.